Më 16 maj 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “KEDNJ” me trajnuese znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: siguria e gazetarëve, ndjekja penale kundër gazetarëve, mbrojtja dhe siguria e gazetarëve sipas KPK dhe masat e ndaluara që synojnë identifikimin e burimit te informacionit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.
16-05-2023