News and Activities - Archive

18-05-2023

E drejta e detyrimeve

Më 18  Maj 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  projektin e UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me   temë “ E drejta detyrimeve ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Fejzullah Rexhepi Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me kushtet e lidhjes së kontratës anulimi i tyre, mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave, dëmi, kompensimi i tij si dhe  kriteret për caktimin e lartësisë së kompensimit.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Share :