Më 05 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin a katërt trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.
Nga ky trajnim dhe temës adekuate po trajtohen: tejkalimi i mbrojtjes së nevojshme, nevoja ekstreme, tejkalimi i nevojës ekstreme, rreziku dhe detyrimi për t’iu ekspozuar rrezikut.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.
05-06-2023