Më 05 qershor 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Përmbarimi në sendet e paluajtshme, përjashtimi nga përmbarimi, veprimet përmbarimore, fitimi i të drejtës së pengut, shitja e sendeve të sekuestruara dhe regjistrimi i të drejtave të pengut pa posedim.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
05-06-2023