News and Activities - Archive

16-06-2023

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i nëntë: Procedura paraprake në konfliktin administrativ dhe seanca e shqyrtimit kryesor

Më 16 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura paraprake në konflikt administrativ, seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Share :