News and Activities - Archive

30-04-2012

PTA Procedura e përmbarimit në llogaritë bankare dhe në sendet e luajtshme

PTA
Procedura e përmbarimit në llogaritë bankare dhe në sendet e luajtshme

 

Më 23 dhe 30 prill 2012, IGJK  në bashkëpunim me USAID/SEAD (Sistemi i Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë), në kuadër të programit të trajnimit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë ka realizuar dy sesione trajnuese  për zyrtarët përmbarues me temë: Procedura e ekzekutimit.

Të dyja këto sesione kanë pasur karakter regjional. Në sesionin e parë përfitues kanë qenë zyrtarët përmbarues nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës ndërkaq në sesionin e dytë nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës.

Qëllimi i këtyre sesioneve ishte që zyrtarëve përmbarues t’u ofrohen njohuri të specializuara për procedurën përmbarimore me theks të veçantë lidhur me përmbarimet në llogaritë bankare të klientëve dhe përmbarimin e sendeve të luajtshme dhe kolateralit.Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
•  identifikojnë rastet e përmbarimit përmes llogarive bankare të klientëve;
•  njohin procesin e përmbarimit të sendeve të luajtshme dhe kolateralit; si dhe
•  njohin ndryshimet dhe risitë në draft ligjin për përmbarimin në llogaritë bankare dhe përmbarimin e sendeve të luajtshme.

Gjatë këtij trajnimi në detaje u trajtuan identifikimi i llogarisë bankare, si të urdhërohet sekuestrimi i llogarisë bankare dhe transferimi i shumave, obligimet e bankave gjatë procedurës përmbarimore, përmbarimi në të ardhura personale, sekuestrimi, regjistrimi dhe vlerësimi i sendeve të luajtshme, organizimi dhe zhvillimi i ankandeve si dhe obligimet e gjykatës në rastin e sekuestrimit të kolateralit. Të gjitha këto janë trajtuar edhe në kontestin e risive dhe ndryshimeve në draft Ligjin e Procedurës Përmbarimore.

Gjithashtu gjatë këtij trajnimi në fokus ishte edhe udhëzimi i nxjerrë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës i cili ka hyrë në fuqi nga data 5 gusht 2011. Qëllimi i këtij udhëzimi është zbatimi efektiv i aktvendimeve për përmbarim, respektivisht zbatimi i dispozitave të Ligjit për Procedurën Përmbarimore lidhur me përmbarimin për kredinë sipas llogarisë në bankë.

 

Share :