News and Activities - Archive

11-07-2023

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i pestë: Kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë

Më 11 korrik  2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia e shkaktuesit të dëmit, shkaqet e shkaktimit të dëmit dhe llojet e përgjegjësisë, kompensimi i demit material dhe jo material, parashkrimi i kërkesave për kompensimin e dëmit dhe kompensimi i dëmit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :