News and Activities - Archive

24-10-2023

Nën moduli-Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale, sesioni i parë - Shkrimi ligjor

Më 24 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjatë realizimit të këtij  sesioni janë duke u trajtuar, rëndësia e shkrimit ligjor karakteristikat e shkrimit ligjor dhe dallimi me shkrimin tradicional dhe norma ligjore që formalizojnë mënyrën e shprehjes së opinioneve dhe argumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :