Gjatë trajnimit u prezantuan plotësimet dhe ndryshimet e përfshira në Kodin e ri Penal të Kosovës sipas kapitujve dhe instituteve të reja, të përfshira në pjesën e përgjithshme dhe pjesën e veçantë. Në veqanti u trajtuan kapitujt ku përfshihen dënimet, konfiskimi, veprat penale kundër njerëzimit, veprat penale kundër jetës dhe trupit, lirive dhe të drejtave të njeriut, martesës dhe familjes, integritetit seksual, ekonomisë, pasurisë dhe shumë veprave të tjera penale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët, prokurorët, avokatët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët policorë nga regjioni i Gjilanit.
12-01-2013