News and Activities - Archive

24-02-2011

Tryezë pune: Parimet e përgjithshme të Kodit Etik për gjyqtarë, prokurorë dhe gjyqtar porotë

 

Më 24 shkurt 2011, IGJK ka realizuar një trajnim nga lëmia i Kodit të Etikës dhe Sjelljes Profesionale.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të njoftohen me standardet e sjelljes profesionale në rast të aktiviteteve të gjyqtarit, prokurorit dhe avokatit, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë rreth sjelljeve të tyre në jetën personale dhe profesionale.

Temat e trajtuara në këtë tryezë ishin të lidhura me përmbajtjen e përcaktuar në Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë në mënyrë që ata të veprojnë në atë mënyrë që të kontribuojnë në ngritjen e besimit të publikut për sistemin gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Share :