News and Activities - Archive

18-06-2019

Kontrata e sigurimit

Më 18 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Kontrata e sigurimit”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Qëllimet dhe rëndësia e sigurimeve; Specifikat e kontratës së sigurimit – kushtet e përgjithshme dhe të veçanta; Procedurat për kompensimin e dëmit jashtë procedurës gjyqësore; Procedura gjyqësore për kompensimin e dëmit; Bazat e përgjegjësisë në rastet e shkaktimit të dëmit; Llojet e kompensimit adekuat në rastet e dëmeve të paraqitura; Regresimi i dëmit në rastet e sigurimeve “Kasko”.

Përfitues të  këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, me theks të veçantë gjyqtarët të cilët vendosin për çështje ekonomike, si dhe bashkëpunëtorët profesional.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

 

Share :