News and Activities - Archive

04-07-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII) gjatë muajit Maj 2019

Akademia e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të planifikuara sipas plan programit të përcaktuar.

Në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar gjithsejtë 18 sesione trajnuese nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike.

Nga nën moduli: “Procedura Kontestimore – pjesa e dytë janë realizuar dy (2) sesione trajnuese dhe janë diskutuar këto çështje: Sigurimi i kërkespadisë, ndërprerja e procedurës së gjykimit, pushimi i procedurës kontestimore, shpenzimet e procedurës kontestimore, lirimi nga pagimi i shpenzimeve etj.

Gjithashtu nga nën moduli: “E drejta Familjare” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku gjyqtarët e sapo emëruar mësuan më shumë rreth kuptimit dhe llojeve të birësimit, themelimit dhe shuarjes së birësimit, kuptimit të marëdhënieve pasurore të bashkëshortëve, pjestimit të pasurisë së përbashkët, masat mbrojtëse kundër dhunës në familje etj.

Nga nën moduli: “E drejta Administrative” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese ku janë trajtuar temat si: Parimet dhe nxjerrja e aktit administrativ, ekzekutimi i vendimit përfundimtar administrativ, konflikti administrativ, palët në procedurën administrative, padia në konfliktin administrativ, mjetet juridike dhe ato të jashtëzakonshme në konfliktin administrativ etj.

Edhe nga nën moduli: “E drejta Ekonomike” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese dhe janë trajtuar këto tema: E drejta ekonomike-tregtare, llojet e shoqërive tregtare, falimentimi, likuidimi dhe riiorganizimi i personave juridik, kontratat në ekonomi, punët bankare dhe siguruese, të drejtat nga pronësia intelektuale, markat tregtare, mënyrat alternative të zgjidhjes së kontesteve (Arbitrazhi, Ndërmjetësimi).

Gjithashtu nga nën moduli: “E drejta e Detyrimeve” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku pjesëmarrësit u njoftuan më shumë rreth nocionit dhe klasifikimit të detyrimeve, burimet formale dhe materiale të detyrimeve, parimet e detyrimeve dhe të drejtës kontraktore, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për lidhjen e kontratës etj.

Nga nën moduli: “E drejta e Trashëgimisës janë realizuar dy (2) sesione trajnuese dhe janë trajtuar këto çështje: Objekti i trashëgimisë, trashëgimia në bazë të ligjit, radhët e trashëgimisë, të drejtat e trashëgimit jashtëmartesor, pjesa e domosdoshme e trashëgimisë, trashëgimia në bazë të testamentit, ndarja e sendeve të trashëgimisë, ndarja e sendeve të shtëpisë etj.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 12 ditë trajnim praktik në gjykata konform orarit të përcaktuar si dhe një (1) vizitë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur (39) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Share :