News and Activities - Archive

22-07-2019

Kodi i Procedurës Penale-Shqyrtimi fillestar i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor

Më datë 22 dhe 23 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Shqyrtimi fillestar i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”.

Temat që do të trajtohen janë:  Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale, Procedura paraprake-parashtrimi i kallëzimit penal, Procedura para hetimore- bazat e dyshimit, Autorizimet e prokurorit të shtetit pas pranimit të kallëzimit penal, Hedhja e kallëzimit penal, Kërkimi i informatave plotësuese, Ngritja e aktakuzës së drejtpërdrejtë.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :