Më 28 dhe 29 prill 2011, IGJK në bashkëpunim me GIZ – “Projekti për Reformën Ligjore në Kosovë” ka realizuar një punëtori dy ditore ku është diskutuar lidhur me zhvillimin e kurrikulave trajnuese të IGJK-së.
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte mbështetja e stafit dhe trajnuesve të IGJK-së lidhur mehartimin dhe zhvillimin e programeve trajnuesve duke filluar nga identifikimi i objektivave, përmbajtjes dhe metodave të mësimit si dhe vlerësimi i nevojave, me qëllim që ata të thellojnë njohuritë lidhur me standardet më të larta zhvillimin e kurrikulumit dhe që ato standarde të inkorporohen në kuadër të programeve të IGJK-së.
Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë kësaj punëtorie kryesisht kishin të bënin me; kompetencat, lidershipin dhe vetë-menaxhimin me përgjegjësi etike, planifikimin konceptual dhe reformimin organizativ duke u trajtuar modelet specifike për përkufizimin e objektivave mësimore dhe transformimi i këtyre objektivave në procedura operative.
Gjatë kësaj tryeze pjesëmarrësit të ndarë në grupe identifikuan përparësitë dhe mangësitë e aktiviteteve trajnuese në kuadër të programeve të IGJK-së dhe në bashkëpunim me ekspertët diskutuan për mundësitë e evitimit të mangësive.
Përfitues të kësaj punëtorie ishin stafi profesional dhe trajnerët e IGJK-së, ndërsa ekspertët ishin ofruar nga KIZ në kuadër të projektit “Strategjia për Mbështetjen e IGJK-së”.
02-06-2011