Më 22 dhe 23 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me UNICEF, realizoi një trajnim dy ditorë nga moduli “ Kodi i Drejtësisë për të Mitur”.
Gjatë trajnimit në ditën e parë u prezantuan parimet e procedurës për të mitur, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj tyre duke përfshirë masat e diversitetit dhe ndërmjetësimin. Ndërsa në ditën e dytë në fokus kanë qenë masat edukuese, burgimi për të mitur dhe gjykimi i madhorëve për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve.
Me rastin e këtij trajnimi pjesëmarrësve iu shpërnda moduli trajnues “Kodi i Drejtësisë për të Mitur dhe Protokoli i Përbashkët Referues për Institucionet e Drejtësisë për Fëmijë”.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues, Qendra për Punë Sociale dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.
23-01-2013