News and Activities - Archive

23-02-2010

Tryezë Pune-Civile: Bashkëpronësia dhe prona e përbashkët sipas LPDTS

Më datën 23 shkurt 2010, është realizuar tryeza e punës me temën “ Bashkëpronësia dhe Prona e Përbashkët sipas Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore ”. Në këtë tryezë u trajtuan  këto institute: Bashkëpronësia dhe Prona e përbashkët. 

Gjatë kësaj tryeze  në veçanti u  diskutua mbi vërtetimin e së drejtës së bashkëpronësisë në një pasuri të caktuar të paluajtshme mbi bazën e posedimit - parashkrimi fitues si dhe format e pronësis së përbashkët ( pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha, pronësia e përbashkët e bashkëtrashëgimtarëve mbi sendet e masës trashëguese dhe pasuria e përbashkët e bashkëshortëve). Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile dhe bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :