News and Activities - Archive

26-04-2010

Tryezë e diskutimeve : Sigurimi i kërkesëpadisë

 

Instituti Gjyqës or i Kosovës me 26 prill 2010 ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur. Në këtë tryezë u trajtuan çështjet lidhur me masat e përkohshme dhe masat e sigurimit, kushtet për caktimin e masës së përkohshme dhe llojet e kërkesëpadive, kompetencën e gjykatës si dhe kërkesën për sigurim të kërkesëpadisë. Po ashtu  gjatë tryezës është diskutuar  që në propozimin për caktimin e masave të sigurimit, propozuesi i sigurimit duhet ta tregojë në të kërkesën, për sigurimin e të cilës e bënë propozimin, masën e sigurimit që e propozon, mjetet dhe objektin e masës të sigurimit, faktet mbi të cilat mbështetet kërkesëpadia, si dhe të propozohen mjetet provuese me të cilat mund të provohen pretendimet e parashtruara në propozim. Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me masat e sigurimit dhe masat e përkohshme.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile të gjitha regjioneve të Kosovës dhe bashkëpunët or ët profesional që punojnë në gjykata.

 

Share :