News and Activities - Archive

08-10-2010

Seminar: E Drejta Kushtetuese - Procedura pra Gjykatës Kushtetuese

 

IGJK më 08 tetor 2010,  ka mbajtur seminarin nga lëmia kushtetuese me temë “Procedura në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”. 

Objektivat kryesore të këtij seminari ishin: Identifikimi i rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar,  klasifikimi i subjekteve të autorizuar për të filluar këtë procedurë, shpjegimi i rasteve kur deputetët kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi. 

Me këtë rast janë trajtuan temat si; heqja dorë e palës nga procedura në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përmbarimi i vendimeve, rastet kur gjyqtarët kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje lidhur me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji si dhe u diskutuan raste nga praktika gjyqësore aktuale në Gjykatën Kushtetuese.

Qëllimi i seminarit ishte avancimi i njohurive të përfituesve lidhur me procedurën para Gjykatës Kushtetuese.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës

 

Share :