News and Activities - Archive

28-07-2010

Programi i Trajnimit për Avancim-Moduli – Ndërtimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit

 

Në kuadër të Programit për Avancim, më 28, 29 dhe 30 korrik 2010, Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, OPDAT, dhe Institutin Kombëtar të Avokimit gjatë Gjykimit(NITA) nga SHBA-të, ka realizuar një sesion trajnimi treditor me temën e lartpërmendur.

Temat të cilat u trajtuan në këtë sesion kryesisht kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, të tërthortë, vënien në dyshim dhe rimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën rastin që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit vendor të trajnuar enkas për këtë trajnim.

Vlen të përmendet se prezantimet e trajnuesve dhe puna e pjesëmarrësve është incizuar, ndërsa pjesëmarrësit iu kanë nënshtruar sugjerimeve dhe udhëzimeve për të në mënyrë që të jenë më mirë të përgatitur për kryerjen e funksioneve të tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, nga Gjykatat e Qarkut, si dhe prokurorë nga Prokuroritë e Qarkut.

 

Share :