News and Activities - Archive

20-09-2019

Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor nga lemia penale

Më 19-20 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Programin e USAID për Fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë – JSSP, ka realizuar trajnimin me temë “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor në lëmin penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtoreve profesional  në implementimin e drejtë të  metodave bashkëkohore të hartimit, shkrimit dhe arsyetimit ligjor.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaboruan çështjet  rreth aplikimit të metodës IRAC  si dhe aplikimit praktik të tij në vendimet gjyqësore. Vëmendje parësore iu kushtua ngritjes së shkathtësive në shkrimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore (analizë e konstatimit të fakteve, vlerësimit të provave dhe zbatimit të normës juridike-shembuj). Paraprakisht, u trajtuan edhe zbatimi konsekuent i dispozitave ligjore që duhet të aplikuar kur do të hartohet një vendim gjyqësor.

Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe e pjesëmarrësve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata Themelore e Mitrovicës. 

 

Share :