News and Activities - Archive

29-05-2009

NJOFTIM

 

             

NJOFTIM

Për administrimin e

PROVIMIT PRANUES/PËRGATITOR PËR KANDIDATËT

ME SHTATË (7) APO MË SHUMË VITE PËRVOJË PUNE JURIDIKE

13 qershor 2009

 

Provimi Përgatitor/Pranues për kandidatët me shtatë (7) apo më shumë vite përvojë pune juridikedo të mbahet në të shtunën, me 13 qershor 2009, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (Akademia Policore) në Vushtrri.

Pyetjet e provimit janë të bazuara në legjislacionin pozitiv të Kosovës në secilën fushë. Rregullat lidhur me Provimin Përgatitor/Pranues dhe udhëzimet që duhet ti ndjekin kandidatët mund të gjinden në faqen e internetit të Institutit Gjyqësor të Kosovës www.kjijudicial.org dhe Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial www.ijpc-kos.org .Kjo informatë do të dërgohet në mënyrë elektronike tek të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret për të hyrë në test me 13 qershor.

Kandidatët në vijim nuk do t’i nënshtrohen Provimit Përgatitor/Pranues:

-Gjykatësit dhe Prokurorët aktual;

-Kandidatët që ndjekin trajnimet në Programin Fillestar për Arsimin Ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës të vitit 2008-2009;

-Kandidatët të cilët kanë përfunduar Provimin Përgatitor/Pranues dhe trajnimet në pilot projektin e Programit Fillestar për Arsimin Ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës në vitit 2005.

Të gjithë kandidatët tjerë me shtatë (7) apo më shumë vite përvojë pune juridike dhe të cilët e kanë kryer Testin e Etikës të KPGJP-së duhet t’i nënshtrohen këtij provimi me 13 qershor.

Një listë e kandidatëve të cilët kualifikohen të hyjnë në provim me 13 qershor 2009 mund të gjendet duke klikuar KËTU. Nëse mendoni që ju duhet të jeni në listë por jeni lënë jashtë ju lutemi kontaktoni menjëherë KPGJP-në.

Kandidatët të cilët janë të caktuar të hyjnë në provim me 13 qershor por nuk hyjnë nuk do të ri-caktohen për një datë tjetër.Kjo është e vetmja mundësi për të hyrë në këtë provim.

Kandidatët me më pak se shtatë (7) vite përvojë pune juridike do të hyjnë në Provimin Pranues/përgatitor me 20 qershor 2009.

Një listë e kandidatëve të cilët kualifikohen të hyjnë në provim me 20 qershor 2009 mund të gjendet duke klikuar KËTU.

 

Share :