News and Activities - Archive

30-04-2020

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata (VII) gjatë muajit prill

Gjatë muajit prill është vazhduar me realizimin e trajnimit teorik përmes platformës online “Zoom” sipas kalendarit trajnues. Në kuadër të trajnimit teorik për gjyqtarët e sapoemëruar janë realizuar (5) sesione trajnuese nga  moduli: Kodi i Procedurës Penale.

Nga nën moduli “Provat në procedurën penale” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku gjyqtarët kanë pasur mundësi të thellojnë njohuritë e tyre në: Provat e nevojshme për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, rregullat e përgjithshme për provat në procedurën penale, provat dhe rendin në gjykatë, përdorimin e deklaratave të mëparshme gjatë shqyrtimit gjyqësorë dhe provat për përcaktimin e fajësisë.

Në kuadër të nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” kanë realizuar dy (2) sesione trajnuese, ku gjyqtarët u informuan lidhur me: Marrjen në pyetje dhe deklaratat e dëshmitarëve para ngritjes së aktakuzës, mos paraqitjen e dëshmitarit, marrja në pyetje dhe e deklaratës në procedurë paraprake dhe mundësia hetuese e veçantë, procesverbali i veprimeve në procedurë dhe regjistrimi i seancave me incizim audio dhe video.

Trajnimin fillestar  e kanë ndjekur (37) gjyqtarë të sapoemëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Share :