News and Activities - Archive

30-04-2013

Trajnimi dy ditor: Procedurat e Prokurimit, Menaxhimi i Pasurive si dhe Auditimi i tyre

 

Bazuar në objektivat e IGJK-së për përgatitjen profesionale të stafit, me 11 – 14 prill 2013 dy zyrtar të IGJK-së kanë marrë pjesë në një trajnim dy ditore në lidhje me Prokurimin, Menaxhimin e Pasurive dhe Auditimi i tyre. 
Gjatë trajnimit janë trajtuar çështje lidhur me; planifikimin e prokurimit, llojet e procedurave të prokurimit, administrimi i proceduarve, dosja e tenderit, specifikimet teknike, menaxhimi i kontratës, vlerësimi, inventarizimi dhe tjetërsimi i pasurive, pranimi i mallit, procesi i auditimit në prokurim dhe procesi i auditimit në menaxhimin e pasurive. Me një fokus të veçantë janë diskutuar çështjet rreth zbatimit praktik të prokurimit, auditimi si proces me rëndësi për prokurimin, problemet e prokurimit në  vendin tonë si dhe diskutimi për vlerësimin e pasurive kapitale që i mban OB, të cilat duhet të identifikohen dhe të vlerësohen duke përdorur bazën e duhur për vlerësim. 
Pjesëmarrës në këtë trajnimi përveç menaxherit të prokurimit dhe zyrtarit të lartë për buxhet dhe financa të IGJK-së ishin edhe zyrtar tjerë nga institucionet e vendit. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësve ju shpërnda nga një çertifikat për pjesëmarrjen në këtë trajnim.

Share :