Sot më 26 shkurt 2021, është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Çështje Normative të Akademisë së Drejtësisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte amandamentimi i Rregullores për Trajnimin Fillestar, Shqyrtimi i Propozim-Aktit për standardet dhe procedurat për veprimtarin botuese të Akademisë së Drejtësisë, si dhe propozimi Këshillit Drejtues të AD-së për përcaktimin e statusit të të punësuarve në Akademinë e Drejtësisë, si të njëjtë me statusin e të punësuarve në Sistemin gjyqësorë dhe Prokurorial të Kosovës.
Gjatë takimit u elaboruan pikat e diskutimit dhe u shtjellua nevoja e paraqitjes së tyre si probleme dhe kërkesa të AD-së.
Në fund të këtij takimi, Komisioni u pajtua që për të tri pikat e diskutimit të vazhdohet procesi i punës dhe hartimit të akteve normative të cilat mëpas do t’i paraqiten Këshillit Drejtues të Akademisë për aprovim.
26-02-2021