News and Activities - Archive

24-03-2021

Nën moduli - E drejta e BE-së, sesioni tretë-tema “Vendimmarrja në Bashkimin Evropian”

Me 24 mars 2021, në kuadër të programit për trajnime fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta e BE-së” me trajnues z. Emrush Ujkani, Profesor dhe ekspert për të drejtën e BE-së.

Në kuadër të këtij nën moduli janë duke u trajtuar: procesi i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bashkëbisedimit si dhe rasteve praktike, duke parashtruar kështu edhe dilemat e tyre nga kjo fushë.

Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë në përjashtim të dy pjesëmarrësve të cilët janë duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :