Me 25 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e tetë) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Parimi i kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, disponibilitetit, i dëgjimit të palëve, i publicitetit, i shqyrtimit dhe i hetimit, vlerësimit të lirshëm të provave, parimi i shfrytëzimit me mirëbesim i të drejtave procedurale, i dhënies së ndihmës juridike palës së pa udhëzuar dhe ekonomisë së gjykimit si dhe gjuha në procedurën kontestimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e interaktive, duke shtjelluar edhe shembuj dhe raste praktike.
Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim të një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-03-2021