News and Activities - Archive

24-05-2013

Takimin me kryetarë të gjykatave

Me 24 maj 2013, në kuadër të koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt, IGJK organizoj takimin e radhës me kryetarë të gjykatave themelore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor në aktivitetet e IGJK-së si dhe vlerësimi i nevojave për trajnime në të ardhmen.
Në këtë takim u prezantuan listat e aplikuesve dhe të ftuarve për trajnimet në vijim deri në muajin korrik të këtij viti, me ç’rast kryetarët shprehen gatishmëri për avancim të këtij bashkëpunimi dhe konfirmuan përkushtimin për të qenë pjesë e vlerësimit të drejtë të nevojave në takimet me gjyqtarë të cilat IGJK pritet ti zhvillojë gjatë muajit qershor 2013. Pjesëmarrës të këtij takimi ishin kryetari i Gjykatës së Apelit, kryetarë të Gjykatave Themelore, Drejtori dhe stafi i IGJK-së.

Share :