News and Activities - Archive

28-04-2021

Nën moduli – “E drejta e punës”, sesioni i pestë - tema “Kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë”

Më 28 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës” me trajnues  z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: Shkaktimi i dëmit dhe përgjegjësia e shkaktuesit të demit, shkaqet e shkaktimit të dëmit dhe llojet e përgjegjësisë, kompensimi i demit material dhe jo material, parashkrimi i kërkesave për kompensimin e demit, kompensimi i shpenzimeve të mjekimit dhe rehabilitimit dhe kompensimi i dëmit në rastet e aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe duke trajtuar problemet dhe sfidat ne praktikë. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar masat po ashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :