Me 3 qershor 2013, IGJK në kuadër të programit të trajnimeve për stafin administrativ te gjykatave dhe prokurorive ka realizuar ciklin e parë të trajnimit nga moduli për bashkëpunëtorët profesional.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që bashkëpunëtorëve profesional t’iu ofrohen njohuri më të detajuara për veprimtarinë e tyre profesionale në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe krijimi i praktikave më të mira në drejtim të bashkëpunimit me gjyqtarë dhe prokurorë. Gjatë trajnimit është diskutuar për rolin e bashkëpunëtorëve profesional në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, standardet ndërkombëtare për statusin e bartësve të funksionit të judikaturës, pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit si dhe raportet në mes të organeve të judikaturës dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.
Përfitues ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës.
03-06-2013