News and Activities - Archive

09-07-2013

Seminar - “Gjykimet e Mosmarrëveshjeve Ndërkombëtare”

Më 8 dhe 9 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me CLDP, ka mbajtur seminarin me temën e lartpërmendur. 
Qëllimi i seminarit ishte avancimi i profesionalizmit tek gjyqtarët e Kosovës lidhur me gjykimin e drejtë, efikas dhe efektiv të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare tregtare dhe marrjen e gjykimeve të harmonizuara dhe efikase, kur për objekt kanë kontratat e shitjes ndërkombëtare. 
Përmes përdorimit të teknikave inter-aktive të trajnimit nga ana e trajnuesit ndërkombëtar u trajtua Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Kontratat për Shitjen e Mallrave (CISG) lidhur me qasjen dhe rolin e saj në rritjen e sigurisë brenda kontratave te shitjes ndërkombëtare. Po ashtu u diskutua edhe për Konventën e Nju Jorkut dhe rëndësia e njohjes se saj nga ana e gjyqtarëve të Kosovës. Krahas konventave të lartpërmendura, në këtë seminar u analizuan edhe rregullat dhe praktikat tjera të zakonshme që mund të ndikojnë në transaksionet ndërkombëtare komerciale, letrat e kredit që përfaqësojnë një praktikë standarde ndërkombëtare të biznesit dhe një prej metodave më të sigurta të financimit të tregtisë ndërkombëtare. Më tutje në fokus të seminarit ishte edhe të kuptuarit dhe shfrytëzimi i INCOTERMS, termave të para-përcaktuar komercial të botuar nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë. 
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët nga departamenti ekonomik dhe i përgjithshëm i gjykatave themelore dhe departamenti ekonomik i Gjykatës së Apelit.

Share :