Më 14 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore” me trajnuese znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët, ndarja e sendeve dhe palujtshmërive në bashkëpronësi, caktimi i lartësisë së kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar, përpilimi dhe vërtetimi i përmbajtjes së dokumentit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike si dhe janë duke trajtuar shembuj të ndryshëm nga praktika gjyqësore. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
14-05-2021