Më 17 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mbrojtja gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mbrojtjen gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës, sipas Ligjit të Punës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.
17-05-2021