News and Activities - Archive

20-05-2021

Aspekti material dhe procedural i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe sfidat në zbatimin e tij

Më 20-21 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP - Mbështetje për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Aspekti material dhe procedural i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe sfidat në zbatimin e tij”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe znj. Shpresa Emra, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në bazë të kombësisë apo lidhjes me ndonjë komunitet me qëllim të zbatimit të barabartë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

Share :