Më 20 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: Të drejtat e të dëmtuarit gjatë fazë së hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor, lajmërimi - kallëzimi i rastit tek organet e ndjekjes penale, pjesëmarrja aktive e të dëmtuarit në hetim dhe shqyrtim gjyqësor, të drejtat e të dëmtuarit në kompensimin e dëmit dhe të drejtat e të dëmtuarit pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor (e drejta në ankesë).
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
20-10-2021