News and Activities - Archive

08-11-2021

Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore

Më 08, 09 dhe 10 nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), është duke e zhvilluar modulin trajnues: “Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore”, me trajnues: znj. Laura Pula, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,  z. Besim Kelmendi, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë.

Në kuadër të realizimit të “Zhvillimit të shkathtësive gjyqësore” gjatë sesionit të parë janë duke u trajtuar marrja në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejte dhe diskutim lidhur me faktet në favor dhe faktet në disfavor, marrja në pyetje në mënyrë të tërthorët dhe me anë të ushtrimeve janë zbatuar taktikat e marrjes së tërthortë në pyetje.

Realizmi i zhvillimit vazhdon ditën e dytë me fjalën hyrëse dhe bëhet demonstrimi i shkathtësive të vënies në dyshim dhe rimarrjes në pyetje për secilin gjyqtar.

Ndërsa dita e fundit vazhdon me fjalën përfundimtare, dallimi në mes fjalës hyrëse dhe përfundimtare, prezantimi i provave në shqyrtimin gjyqësor dhe vazhdon me – demonstrimin e rimarrjes në pyetje (video kritika), me pyetje kritika dhe komente përfundimtare.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :