News and Activities - Archive

30-03-2022

Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale

Më 30 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin  nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, U.D Kryetarë në Gjykatën e Apelit dhe z. Shkelzen Ibrahimi,  Prokurorë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e  përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Share :