Sot, më 19 maj 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve dhe e mbështetur edhe nga Fondacioni zviceran StrayCoCo, është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Trajnim për Institucionet Ligjzbatuese lidhur me veprat penale kundër Kafshëve”.
Qëllimi i trajnimit është që Gjyqtarët, Prokurorët dhe Hetuesit Policorë, të njoftohen më shumë rreth formave të keqtrajtimit të kafshëve, krahasimet mes procedurave të ndjekjes penale në Zvicër në raport me Kosovë, pastaj mënyrat e mbledhjes së provave në rastet e keqtrajtimit të kafshëve etj.
Gjithashtu po diskutohen edhe dispozitat e Kodit Penal që ndërlidhen me mirëqenien e Kafshëve, veprat dytësore të ndaluara, procedurat hetimore nga Policia deri tek prokuroria etj.
Trajnues të këtij trajnimi janë dy ekspertët ndërkombëtarë: z. Gieri Bolliger dhe znj. Vanessa Gerritsen, të cilët po mbështeten edhe nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z. Besart Mustafa.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët, Hetuesit Policor.
19-05-2022