Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore
Më 21 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit, “Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Leonora Kadriu, prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda dhe znj. Ariana Qosaj, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ngritja e kapaciteteve në kuadritn ligjor mbi konceptet kryesore, kornizat normative vendore dhe ligjet që lidhen me Dhunën ndaj Grave (DhNG), Dhunën në Familje (DhF) dhe Dhunën me Bazë Gjinore (DhBGj).
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët.
Postuar më: 21-03-2024