Moduli: Roli prokurorit në shqyrtim gjyqësor-sesioni VI, Roli i Prokurorit në Fjalën Përfundimtare, përfshirë Deklarimin mbi Dënimin

Category : Criminal

Description :

Ky sesion përqendrohet në rolin e prokurorit gjatë mbajtjes së fjalës përfundimtare në një proces gjyqësor, duke përfshirë edhe pjesën e deklarimit mbi dënimin e propozuar. Fjala përfundimtare është një moment kyç ku prokurori përmbledh faktet dhe provat e paraqitura, mbështet akuzën dhe argumenton mbi masën e dënimit që i përshtatet rastit. Moduli ofron udhëzime mbi strukturimin, teknikën dhe përmbajtjen e një fjale përfundimtare të efektshme dhe profesionale.

Objectives :

  • Kuptojnë rëndësinë dhe funksionin e fjalës përfundimtare në procesin gjyqësor;
  • Përgatisin dhe mbajnë një fjalë përfundimtare të strukturuar dhe bindëse;
  • Mbështesin propozimin për dënim duke argumentuar mbi bazën e provave dhe rrethanave të rastit;

Venue :

Location : Academy of Justice
City : Prishtine

Trajnues:

  • Naim Abazi

18/11/2025