Moduli: Politika ndëshkimore- sesioni IV,Dënimi me gjobë
Category : Criminal
Description :
Tema që do të prezantohet në trajnimin e sotëm është zbatimi i Udhëzuesit specifik të caktimin e gjobës si sanksion për veprat penale sipas KPRK-së. Padyshim se pas përcaktimit të fajësisë, caktimi i dënimit me gjobë si dënim kryesor kryerësve të veprave penale është aspekti më i rëndësishëm i një procesi penal dhe bazuar në faktin se për një kohë të gjatë është vërejtur diskrepancë e dënimeve të shqiptuara për vepra të njëjta penale dhe po ashtu është vërejtur dukuria se me rastin e shqiptimit të dënimeve me gjobë mungon arsyetimi i mjaftueshëm i rrethanave të cilat kanë ndikuar në shqiptimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, ashtu që e ndodhur para një situate të tillë është kërkuar zgjidhja e kësaj problematike.
Objectives :
- Kuptojnë rëndësinë e zbatimit të Udhëzuesit specifik për caktimin e gjobës;
- Diskutojnë problemet dhe vështirësitë praktike me rastin e zbatimit të Udhëzuesit;
- Shpjegojnë rolin e prokurorit të shtetit me rastin e zbatimit të Udhëzuesit;
Demonstrojnë përcaktimin e pikës startuese për matjen e dënimit me gjobë gjatë zbatimit të Udhëzuesit
Venue :
Location : Academy of Justice
City : Prishtine
Trajnues:
- Agron Qalaj
21/10/2025