blog-post

Postuar më: 17-07-2026

E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve

Më me date 17 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën civile me temë “E drejta e punës dhe e drejta e detyrimeve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës se Apelit dhe z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kontratat dhe interpretimin e tyre si dhe mbrojtjen gjyqësore ne kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit te punës.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.

Share :