blog-post

Postuar më: 27-03-2024

Moduli –E drejta komerciale– sesioni i parë: Shoqëritë tregtare

Më 27 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta komerciale”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: komentenca gjyqësore në lëndët e natyrës ekonomike, shoqëritë tregtare, qëllimi dhe fushëveprimi i Ligjit për shoqëritë tregtare, veprimtaria e cila ushtrohet përmes shoqërive tregtare të regjistruara, llojet e shoqërive tregtare në Kosovë, veprimtaritë dhe qëllimet e lejuara për themelimin e shoqërisë tregtare dhe keqpërdorimet ekonomike. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :