Më 20 janar 2015, IGJK në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë ka realizuar trajnim me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.
Ky trajnim kishte për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me punën që kryen Qendra për Punë Sociale, kategoritë dhe shërbimet që ofron ky institucion në mbrojtje të fëmijëve, të rriturve dhe familjeve.
Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me adoptimin vendor dhe ndërkombëtar, besimin e fëmijëve dhe realizimin e kontaktit, marrjen e të drejtës prindërore dhe zotësisë së veprimit, dhunën në familje, procedurën për dhënien e pëlqimit për udhëtim jashtë vendit, si dhe çështje të tjera lidhur me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët social e që janë me interes për kandidatët, në mënyrë që në të ardhmen ata të mund t’i zbatojnë në praktikë, me synim në përmirësimin e kualitetit të punës dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Trajnimi ishte interaktiv duke përfshirë edhe diskutimin e disa rasteve nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin 15 kandidatë për gjyqtarë dhe 11 kandidatë për prokurorë në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar.
20-01-2015