Punimi me temë: “AKTGJYKIMI SIPAS KODIT TË PROCEDURËS PENALE” nga Afrim Shala, gjyqtar i Gjykatës Supreme është publikuar me qëllim zbatimin më të mirë në praktikë të legjislacionit material dhe procedural në fuqi me rastin e vendimmarrjes në çështjet penale. Ky punim për nga përmbajtja që ofron jep detaje sa i përket strukturës dhe përmbajtjes së aktgjykimit me theks te shkrimi dhe arsyetimi ligjor dhe udhëzime dhe sqarime tjera për procesin dhe parimet e të shkruarit mirë ligjor.