Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë udhëheq Akademinë e Drejtësisë. Drejtori është zyrtar kryesor administrativ i Akademisë dhe është kompetent për rekrutimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e personelit të Akademisë në pajtim me dispozitat për shërbimin civil.

Drejtori ka statusin e Udhëheqësit të Lartë Drejtues siç është përcaktuar në Legjislacionin për Shërbimin Civil dhe për punën e tij është përgjegjës ndaj Këshillit Drejtues.

Drejtori Ekzekutiv i Akademisë në bazë të ligjit ka këto kompetenca:


  • përfaqëson Akademinë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare;
  • është përgjegjës për menaxhimin, administrimin e përgjithshëm dhe ligjshmërinë e punës së Akademisë;
  • merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues pa të drejtë vote dhe kryeson Këshillin Programor;
  • siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit Drejtues;
  • propozon projektbuxhetin vjetor të Akademisë;
  • propozon programin e punës së Akademisë;
  • propozon Strategjinë, Planin e Punës dhe Programin e trajnimeve;
  • propozon listën e trajnerëve për miratim nga Këshilli Drejtues dhe nga lista cakton trajnuesit për zbatim të programit;
  • menaxhon me mjetet financiare dhe pronën e Akademisë;
  • propozon Projekt Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës së Akademisë, Projekt Rregulloren mbi përzgjedhjen e trajnuesve, Projekt Rregulloren e punës së Këshillit Drejtues, dhe Projekt Rregulloren e punës së Këshillit Programor dhe akte tjera nënligjore të përcaktuara me këtë ligj;
  • përgatit raporte të rregullta vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesës së Këshillit Drejtues;
  • kryen edhe punë të tjera në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore të Akademisë.: