Plani i Punës dhe i Performancës për vitin 2026 paraqet objektivat dhe veprimet konkrete për zbatimin e përgjegjësive të përcaktuara me ligj të Akademisë së Drejtësisë, përmes realizimit të programeve trajnuese dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të mandatit të saj, duke u mbështetur në kapacitetet dhe resurset e njësive përkatëse, si dhe në përvojën dhe praktikat më të mira për realizimin efektiv të tyre.
Përditësimi i Planit të Integritetit 2024–2026 është dokument strategjik dhe operativ që shërben për identifikimin, vlerësimin dhe trajtimin e rreziqeve që mund të cenojnë integritetin institucional, transparencën dhe funksionimin e rregullt të Akademisë së Drejtësisë.