1. Misioni i Departamentit për shërbime ligjore dhe
të përgjithshme është menaxhimi i aktiviteteve të Akademisë lidhur me shërbimet
ligjore, komunikimin, bashkëpunimin ndërinstitucional, shërbimet e teknologjisë
së informacionit, kushtet fizike të punës, pajisjet e nevojshme, shërbimet
mbështetëse dhe logjistike.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për shërbime
ligjore dhe të përgjithshme janë:
2.1
Ofrimi i këshillave dhe ekspertizës për çështjet ligjore, duke përfshirë
hartimin, analizimin dhe/ose komentimin e akteve ligjore dhe nënligjore;
2.2 Menaxhimi
i komunikimeve të brendshme dhe të jashtme të Akademisë, duke përfshirë faqen e
saj të internetit dhe llogaritë e mediave sociale;
2.3 Menaxhimi
i komunikimit ndërinstitucional, bashkëpunimit ndërkombtar si dhe koordinimit
me donator;
2.4 Ofrimi
i shërbimeve të përkthimeve për aktivitetet e Akademisë;
2.5 Ofrimi
i mbështetjes të TI-së për stafin e Akademisë dhe sigurimi i ofrimit të
shërbimeve cilësore të pajisjeve për TI;
2.6 Zbatimi
i procedurave për menaxhimin dhe administrimin e dokumenteve;
2.7 Ofrimi i shërbimeve dhe
mbështetjes administrative dhe logjistike për Akademinë si mirëmbajtja dhe
pastrimi i hapësirave të objekteve, menaxhimi dhe mirëmbajtja e inventarit në
depo etj;
2.8 Sigurimi
i zbatimit të procedurave për menaxhimin e të gjitha automjeteve që disponon
Akademia në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe koordinimin me
institucionet përkatëse për raportimin lidhur me gjendjen e automjeteve
(servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve etj.);
2.9 Menaxhimi
i sistemit të arkivit dhe dokumenteve të brendshme, hyrëse dhe dalëse, të
Akademisë;
2.10 Bën
pranimin, kontrollimin e pasurisë, menaxhimin e stoqeve, inventarin dhe depot e
Akademisë;
2.11 Siguron
ofrimin e shërbimit të transportit dhe bën menaxhimin e veturave të Akademisë
dhe atyre që janë në shfrytëzim të saj;
2.12 Pjesëmarrjen
dhe ofrimin e mbështetjes për aktivitetet e Departamentit të Programeve
Trajnuese;
2.13
Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;
2.14 Pjesëmarrja
në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të departamentit.
3. Në kuadër të Departamentit për
shërbime ligjore dhe të përgjithshme, bëjnë pjesë këto divizione:
3.1
Divizioni për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional
3.2 Divizioni
për teknologji informative dhe
3.3
Divizioni për mbështetje administrative dhe logjistikë.
4. Departamenti
për shërbime ligjore dhe të përgjithshme udhëhiqet nga Drejtori i cili i
raporton Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë.
5. Numri i të
punësuarëve në Departamentin për shërbime ligjore dhe të përgjithshme është
trembëdhjetë (13).
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për shërbime ligjore dhe të përgjithshme janë:
2.1 Ofrimi i këshillave dhe ekspertizës për çështjet ligjore, duke përfshirë hartimin, analizimin dhe/ose komentimin e akteve ligjore dhe nënligjore;
2.2 Menaxhimi i komunikimeve të brendshme dhe të jashtme të Akademisë, duke përfshirë faqen e saj të internetit dhe llogaritë e mediave sociale;
2.3 Menaxhimi i komunikimit ndërinstitucional, bashkëpunimit ndërkombtar si dhe koordinimit me donator;
2.4 Ofrimi i shërbimeve të përkthimeve për aktivitetet e Akademisë;
2.5 Ofrimi i mbështetjes të TI-së për stafin e Akademisë dhe sigurimi i ofrimit të shërbimeve cilësore të pajisjeve për TI;
2.6 Zbatimi i procedurave për menaxhimin dhe administrimin e dokumenteve;
2.7 Ofrimi i shërbimeve dhe mbështetjes administrative dhe logjistike për Akademinë si mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave të objekteve, menaxhimi dhe mirëmbajtja e inventarit në depo etj;
2.8 Sigurimi i zbatimit të procedurave për menaxhimin e të gjitha automjeteve që disponon Akademia në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe koordinimin me institucionet përkatëse për raportimin lidhur me gjendjen e automjeteve (servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve etj.);
2.9 Menaxhimi i sistemit të arkivit dhe dokumenteve të brendshme, hyrëse dhe dalëse, të Akademisë;
2.10 Bën pranimin, kontrollimin e pasurisë, menaxhimin e stoqeve, inventarin dhe depot e Akademisë;
2.11 Siguron ofrimin e shërbimit të transportit dhe bën menaxhimin e veturave të Akademisë dhe atyre që janë në shfrytëzim të saj;
2.12 Pjesëmarrjen dhe ofrimin e mbështetjes për aktivitetet e Departamentit të Programeve Trajnuese;
2.13 Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;
2.14 Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të departamentit.
3. Në kuadër të Departamentit për shërbime ligjore dhe të përgjithshme, bëjnë pjesë këto divizione:
3.1 Divizioni për shërbime ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional
3.2 Divizioni për teknologji informative dhe
3.3 Divizioni për mbështetje administrative dhe logjistikë.
4. Departamenti për shërbime ligjore dhe të përgjithshme udhëhiqet nga Drejtori i cili i raporton Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë.
5. Numri i të punësuarëve në Departamentin për shërbime ligjore dhe të përgjithshme është trembëdhjetë (13).