Trajnimi i Trajnuesve

Me qëllim të realizimit të trajnimeve me një metodologji bashkëkohore, Akademia e Drejtësisë ka në fokus të veçantë ngritjen e kapaciteteve të trajnuesve. Në këtë drejtim, vazhdimisht organizohen trajnime për trajnues në mënyrë që ata të aplikojnë teknikat më të avancuara të trajnimit.  

Një numër i trajnimeve për trajnues shfrytëzohen edhe për hartimin e draft programit të trajnimeve dhe moduleve të caktuara trajnuese. Kjo çasje zbatohet me qëllim që trajnuesit të përfshihen si identifikimin e nevojave për trajnim, ashtu edhe në metodologjinë për zbatim të programve tranuese. 

Zhvillimi i metodologjisë së trajnimeve është mbështetur edhe nga rregulla të veçanta të përzgjedhjes si trajnues në AD si dhe aplikimi i doracakut për trajnues dhe mentor të AD-së.