Më 27-28 janar 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-së-"Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" ka realizuar trajnimin e stafit të IGJK-së për zbatimin e trajnimeve për mësimin në distancë ose E-Learning.
Qëllimi i trajnimit ishte diskutimi i Planit të Projektit për zhvillimin e moduleve E-mësimi, organizimi i punës sipas planit të projektit, si dhe të mësuarit e stafit për përdorimin e veglave që shërbejnë për hartim të moduleve që do të zhvillohen përmes kësaj platforme.
Në fokus të trajnimit për dy ditë ishin: procesi i zhvillimit të moduleve në E–mësimi dhe hapat që duhet të aplikohen, përcaktimi shablloneve për modulet E-mësimit, trajnim për përdorimin e programeve të editimit dhe tipet e editoreve, trajnim për përdorimin e shablloneve të WORD-it.
Trajnimi u realizua nga ekspertët gjermanë në fushën e mësimit në distancë apo E-mësimit.
28-01-2015