Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-02-2015

Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë

Më 03 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të  Vazhdueshme ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë”.

Trajnimi kishte për synim avancimin e njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve për zbatim të drejtë të dispozitave përkatëse ligjore dhe ngritjen e nivelit të interpretimit të atyre dispozitave që ndërlidhen me shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë.

Gjatë këtij sesioni trajnues u elaborua qëllimi i shqyrtimit fillestar dhe të dytë me synim rritjen e efikasitetit të procedurës penale dhe veprimet që ndërmerren me rastin e zhvillimit dhe rrjedhës së procedurës në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë.

Po ashtu  u diskutua roli i gjyqtarit dhe i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqyrtimit të dytë dhe afatet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit të parë dhe të dytë.

Çështje  që u ngritën nga trajnuesit për diskutim ishin: si të veprohet në rastet kur në shqyrtimin fillestar disa të pandehur e pranojnë fajësinë ndërsa disa të tjerë nuk e pranojnë, thirrja apo jo e të dëmtuarit në shqyrtim fillestar dhe rastet kur nuk duhet të mbahet shqyrtimi fillestar dhe i dytë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :